Botë

Ankaraja: Dakord me Trump, edhe pse nuk u trembemi kërcënimeve

Ankaraja: Dakord me Trump, edhe pse nuk u trembemi kërcënimeve
 

Ankara, 14 janar – Turqia nuk është e frikësuar nga kërcënimet ekonomike amerikane në lidhje me qëndrimin ndaj milicisë kurde siriane, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu duke shtuar se vendi i tij nuk ishte në kundërshtim të idesë së një zone sigurie në Siri, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ne (…) nuk frikësohemi nga asnjë kërcënim. Kërcënimet ekonomike nuk do të sjellin asgjë”, deklaroi Mevlut Çavushoglu duke reaguar ndaj kërcënimeve të Donald Trump për shkatërrim të ekonomisë turke nëse Ankaraja sulmonte milicinë kurde siriane, aleate e Uashingtonit, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.