Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë të premten, duke bllokuar rrugët, duke pamundësuar qarkullimin hekurudhor si dhe mbylljen e shkollave.
Kryqi i Kuq u ka dalë në ndihmë vozitësve përgjatë autostradës në shtetin jugor të Bavarisë. Një 9 vjeçar u godit nga rënia e një peme të enjten. Ndërsa, Suedia Veriore u godit nga një stuhi që i bëri rrugët të pakalueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Austri reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë pushuar, pasi në ditët paraprake, trashësia e reshjeve të borës shkoi deri në 3 metra, transmeton KosovaPress.
Shtatë persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur që nga e shtuna.
"Sasia e tillë e borës ndodh vetëm një herë në 30 deri në 100 vjet", tha Alexander Radlherr nga Instituti Qendror i Austrisë për Meteorologji dhe Gjeodinamikë.