Tri gjykata gjermane evakuohen shkaku i kërcënimeve me bomba

Tri gjykata gjermane evakuohen shkaku i kërcënimeve me bomba

11 janar 2019 10:49

Tri gjykata gjermane në qytetet Kiel, Erfurt dhe Magdeburg janë evakuuar pasi kanë marrë kërcënime me bombë, raporton Hannoversche Allgemeine Zeitung.

Gazeta gjermane shkruan se gjykatat në Magdeburg dhe Erfurt janë evakuuar shkaku i kërcënimeve që i kanë marrë përmes emailit.

Një kërcënim të tillë e ka marrë edhe gjykata e Kielit, duke shtuar se policia është duke kontrolluar ndërtesën me qenë nuhatës.

Policia në Hesse ka thënë se ka evakuuar gjykatën në Wiesbaden pasi është gjetur një pako e dyshimtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme