Botë

Grabitet gruaja e milionerit në Oslo, pengmarrësit duan 9 milionë euro

Grabitet gruaja e milionerit në Oslo, pengmarrësit duan 9 milionë euro
 

Mister në Oslo të Norvegjisë, ku Anne-Elisabeth Falkevik Hagen, bashkëshortja e një prej biznesmenëve më të pasur të këtij vendi, është rrëmbyer.

Gruaja, 68-vjeçe, ishte zhdukur në 31 tetor, mbrëmjen e Halloween, por vetëm sot policia ka gjetur një letër ku shkruhen kushtet e këmbimit të lirisë së saj. Pengmarrësit kërkojnë 9 milionë euro në kriptomoneta Monero, një nga më të gjurmueshmet.