Botë

Belgjika ndalon mbytjen e kafshëve në mënyrën “hallall”

Descriptive Text

Një regjion në Belgjikë ka ndaluar mbytjen e kafshëve në mënyrën myslimane “hallall” e atë çifute “Kosher”, pavarësisht kritikave se shkel të drejtat e religjioneve.

Rajoni verior Flanders është e para në Belgjikë që zbaton këtë ndalesë, transmeton koha.net.

Kur u propozua, ky ligj u cilësua si “fyerja më e madhe ndaj religjionit çifutë që nga okupimi Nazist” nga Kongresi i Çifutëve Evropian.

Që të dy ritualet, “hallalli” mysliman e “kosheri” çifutë mbysin kafshët duke i prerë fytin e derdhur gjakun.

Ndërsa nën ligjin e ri, kafshët fillimisht duhet të goditen me pistoleta elektrike para se të mbyten, për të cilën shumica e organizatave për të drejtat e kafshëve thonë se është më humane se sa ritualet hallall e kosher.

Komunitetet myslimane e çifute në Belgjikës kanë kundërshtuar këtë ligj duke thënë se mënyra hallall e kosher kërkon që kafshët të jenë në gjendje shumë të mirë shëndetësore para se tu pritet fyti.