Botë

Ushtria amerikane kërkon falje për një postim në Twitter

Ushtria amerikane kërkon falje për një postim në Twitter
 

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në Twitter, me të cilin tha se është e gatshme “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe” se topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të New Yorkut.

Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë.