Botë

Rumania merr presidencën e BE-së

Foto: AFP/Getty Images

Rumania mori sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. “Uniteti - vlerë e përbashkët evropiane” është motoja me të cilën ajo mori këtë rol.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se “Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së”.

“Roli kërkon gatishmëri për t'i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t'i vënë shqetësimet e veta në sfond”, ka thënë Juncker, shkruan oranews.

Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj.