Botë

S’ndalen protestat kundër Vuçiqit në Beograd

S’ndalen protestat kundër Vuçiqit në Beograd
Foto: Reuters

Mijëra protestues marshuan të shtunën në kryeqytetin serb, Beograd, për të tretën javë radhazi kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiq kundrejt opozitës dhe medieve.

Disa thërritën në kor “Vuçiq hajduti” gjatë mitingut më të fundit të atyre që shihen si demonstratat më të fuqishme opozitare që prej pranverës së vitit 2017, kur mijëra të rinj nga Beogradi protestuan për javë të tëra kundër fitores presidenciale të Vuçiçit.