Botë

Nobelistja e Paqes do të ndërtojë spital për viktimat e dhunës seksuale

Nobelistja e Paqes do të ndërtojë spital për viktimat e dhunës seksuale
Foto: Reuters

Aktivistja irakiane, Nadia Murad, që ka fituar çmimin Nobel për Paqe këtë vit, për përpjekjet për t'i dhënë fund dhunës seksuale si armë e luftës, ka deklaruar se me paratë e fituara do të ndërtojë një spital në vendin ku jeton për viktimat e dhunës seksuale.

Murad, që ishte skllavëruar nga Shteti Islamik, i bëri këto komente para qytetarëve në vendlindjen e saj në Sinjar të Irakut.