Botë

Australia zyrtare e njeh Jerusalemin perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Australia zyrtare ka deklaruar se formalisht ka njohur qytetin perëndimor të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, por se nuk do të zhvendosë ambasadën e vendit nga Tel Avivi menjëherë, tha kryeministri Scott Morrison.

“Australia tani njeh Jerusalemin perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Ne po punojmë që në të ardhmen ta zhvendosim ambasadën tonë atje", tha Morrison.

Presidenti amerikan Donald Trump, kishte lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem nga Tel Avivi në maj, duke shkaktuar polemika në botën arabe.

Deklarata e kryeministrit të Australisë në tetor, ishte parë më cinizëm në atë kohë, për shkak të zgjedhjeve që po mbaheshin. Kritika ishin ngritur edhe nga fqinjët me shumicë myslimane, Indonezia dhe Malajzia, të cilët formalisht e njohin Izraelin. Shtetet arabe kishin shprehur shqetësimin se kjo situatë do të çonte në ngritje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Statuti i Jerusalemit, është një nga pengesat e marrëveshjes për paqe në mes të Izraelit dhe Palestinës, për shkak se këta të fundit deklarojnë se Jerusalemi lindor është kryeqyteti i Palestinës.

Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytet të vendit, duke përfshirë edhe pjesën lindore që ishte aneksuar gjatë një vendimi pas luftës në Lindjen e Mesme më 1967, që nuk është njohur ndërkombëtarisht. /rel