Botë

Kryetari i PE-së, Tajani: Mirëpresim Mayn, por s’ka rinegocim për Brexitin

Kryetari i PE-së, Tajani: Mirëpresim Mayn, por s’ka rinegocim për Brexitin

Strasburg, 11 dhjetor - Mirëpresim kryeministren, Theresa May, por nuk mund të ndryshojmë një vendim që tashmë është marrë, deklaroi kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani lidhur me një rihapje të mundshme të negociatave të Brexit me Mbretërinë e Bashkuar.

“Parlamenti Europian ka arritur një dakordësi”, tha Tajani, duke u bashkuar me qëndrimin e shprehur nga presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker i cili ka përcaktoi marrëveshjen e arritur në negociata si “të vetmen mundësi të mundur’’.