1 perditesime
23:39

Tërhiqet alarmi për cunami në Alaskë

Pas tërmetit që ka goditur sot Alaskën, ishte lëshuar alarmi për cunam të mundshëm në bregdetin jugor të Alaskës, por ky alarm është tërhequr.

Qyteti më i madh i Alaskës, Anchorage, është goditur nga një tërmet me fuqi prej 7.0 shkallë të Rihterit, ndërsa deri më tani nuk ka informacione rreth viktimave të mundshme.

Fuqia e tërmetit ishte e madhe dhe nga tronditja që përjetoi vendi, banorët dolën nga shtëpitë dhe zyrat e tyre.

Mediat raportojnë për dëmtime në disa objekte dhe në disa rrugë.

Sipas raportit të Institutit Sizmologjik, epiqendra e tërmetit ishte rreth 12 kilometra në veri të Anchorage.

22:56

Tërmet i fuqishëm në Alaskë, paralajmërohet cunami

Një tërmet i fuqishëm tronditi të premten Alaskën jugore, duke nxitur një paralajmërim për cunami për zonën Cook Inlet.

Tërmeti me magnitude 7.0 goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage, njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan. Thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km, transmeton tch.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha fillimisht se nuk kishte rrezik për cunami, por pak minuta më vonë agjencia shkruante në Twitter se ka një paralajmërim për zonën e Cook Inlet-in, që lidh qytetin Anchorage me Gjirin e Alaskës.

Nuk ka ende informacione zyrtare për dëme apo lëndime në njerëz. Foto të postuara në median sociale tregojnë tavanin e rrëzuar të një shkolle dhe segmente rrugore të prishura në një zonë.