Botë

Trump anulon takimin me Putinin

Trump anulon takimin me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të anulojë takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në margjinat e samitit të G20 në Argjentinë, për shkak të krizës në Ukrainë.

“Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara të anuloja takimin tim të caktuar më herët në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin”, ka shkruar Trump në Twitter.