Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

13 persona vdiqën në Indi pasi ranë në bunar

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi kanë rënë në një bunar gjatë një ceremonie martesore në Uttar Pradeshit të Indisë të mërkurën, raporton BBC.

Policia ka thënë se viktimat, gra e fëmijë, ishin ulur në pjesën e metalit që e mbulonte bunarin, kur ajo u përmbys për shkak të peshës së tyre.

Dy persona të tjerë janë lënduar aty.

Tragjedia ndodhi gjatë ceremonisë tradicionale “haldi”.

Kur kapaku u thye, mysafirët tjerë vrapuan për të shpëtuar viktimat dhe i dërguan në spital.