Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot nuk do të dëgjojë incizimin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe në Stamboll.
"Nuk dua ta dëgjoj atë regjistrim, nuk kam asnjë arsye, unë di gjithçka që ka ndodhur dhe nuk e dëgjoj ... Ishte shumë e dhunshme dhe e tmerrshme," tha Trump duke e quajtur atë një "incizim të vuajtjeve", raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump përsëriti se ai dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite pavarësisht nga vrasja e Khashoggi dhe vuri në pikëpyetje akuzat për përfshirjen e princit saudit Muhamet bin Salman në vrasjen e gazetarit, transmeton KosovaPress.
"Ai më tha se nuk kishte asgjë të bëjë me të," tha Trump, duke shtuar se shumë njerëz i thanë atij se Salman nuk dinte për vrasjen.