Botë

Trumpi mund ta shkarkojë Sekretaren për Siguri të Brendshme

Trumpi mund ta shkarkojë Sekretaren për Siguri të Brendshme
Foto: Reuters

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se ai dëshiron ta largojë Kirstjen Nielsen nga pozita e Sekretares për Siguri të Brendshme dhe mund ta bëjë këtë në javët e ardhshme, ka raportuar gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Në një artikull të publikuar të hënën, gazeta ka raportuar se shkarkimi i saj mund të bëhet publik në javët e ardhshme.