Botë

Merkeli s’do të kandidojë për në krye të CDU-së

Descriptive Text

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë partisë së saj Kristian-Demokrate (CDU) se ajo nuk do të garojë për një tjetër mandat udhëheqës në zgjedhjet e muajit dhjetor.

Këtë e ka konfirmuar një burim i lartë i partisë, transmeton Koha.net.

Merkel ka qenë kryetare e CDU-së që nga viti 2000 dhe heqja dorë nga kjo pozitë do të fillojë me një garë brenda partisë.

Lexo edhe: SPD-ja ultimatum Merkelit pas debaklit zgjedhor

Partia Kristian-Demokrate (CDU) e Merkelit ka arritur të jetë e para në zgjedhjet e mbajtura në shtetin Hese, mirëpo me vetëm 27.2 përqind të votave, bazuar në rezultatet preliminare. Ky rezultat ka shënuar rënie të madhe në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 2013, kur kjo parti kishte fituar 38.3 për qind të votave.