Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë partisë së saj Kristian-Demokrate (CDU) se ajo nuk do të garojë për një tjetër mandat udhëheqës në zgjedhjet e muajit dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar një burim i lartë i partisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMerkel ka qenë kryetare e CDU-së që nga viti 2000 dhe heqja dorë nga kjo pozitë do të fillojë me një garë brenda partisë.
Partia Kristian-Demokrate (CDU) e Merkelit ka arritur të jetë e para në zgjedhjet e mbajtura në shtetin Hese, mirëpo me vetëm 27.2 përqind të votave, bazuar në rezultatet preliminare. Ky rezultat ka shënuar rënie të madhe në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 2013, kur kjo parti kishte fituar 38.3 për qind të votave.