Botë

Gjermania këshillon qytetarët të kenë kujdes me postimet në rrjetet sociale kur vizitojnë Turqinë

Gjermania këshillon qytetarët të kenë kujdes me postimet në rrjetet sociale kur vizitojnë Turqinë

Gjermania ka paralajmëruar qytetarët e saj që vizitojnë Turqinë të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shikojnë se çfarë publikojnë në rrjetet sociale, pas një serie arrestimesh të gjermanëve për shkak të kritikave ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në internet.

Në këshillën e përditësuar për udhëtime, e cila është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë sot, thuhet se përpjekjet e Berlinit për përmirësimin e marrëdhënieve me Ankaranë deri më tani shumë pak kanë ndikuar për dhjetëra qytetarë të ndaluar gjermanë pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, transmeton KP.