Botë

Trump kërcënon Rusinë e Kinën: Do të rrisim arsenalin bërthamor

Trump kërcënon Rusinë e Kinën: Do të rrisim arsenalin bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të rrisin arsenalin e tyre bërthamor për t’iu bërë presion Rusisë dhe Kinës.

Duke folur para gazetarëve, ai përsëriti besimin e tij se Rusia e ka shkelur marrëveshjen për armët bërthamore të vitit 1987, që ai ka kërcënuar se do ta braktisë. Rusia vet e mohon këtë.