Botë

Arabia Saudite pranon se gazetari u vra në konsullatën e saj në Turqi

Arabia Saudite ka pranuar se gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi.

Deri pak ditë më parë, Policia turke po hetonte rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, për të cilin dyshonin se trupin ia kishin hedhur në një pyll, pranë konsullatës saudite në Stamboll. Në Turqi insistonin se ai u vra.

Për herë të parë, Arabia Saudite edhe pse e mohonte një gjë të tillë, sot ka pranuar që ai është vrarë, transmeton Koha.net.

Siç raporton BBC, televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka raportuar se ai është vrarë aty nga disa persona, ku fillimisht u torturua.

Turqia vazhdimisht insistonte se ai u vra madje ka thënë se kishte edhe prova me zë dhe video, se Khashoggi është vrarë.

“Regjistrimi audio nga brenda konsullatës tregon se çfarë i ndodhi Khashoggit pasi ai hyri brenda. Dëgjohet zëri i tij dhe i disa burrave të tjerë, që flasin arabisht. Dëgjohet se si ai u mor në pyetje, u torturua dhe u vra”, thonë zyrtarë turk, transmeton Koha.net.

Incidenti ka shkaktuar tensione të konsiderueshme midis Riadit dhe aleatëve perëndimorë.

Khashoggi, ishte një kritik i qeverisë saudite. Ai zhduk më 2 tetor pasi ky i fundit hyri në konsullatën e saj në Stamboll. Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai do ta dënonte Arabinë Saudite nëse ajo do të rezultonte përgjegjëse për vrasjen e tij.

Trumpi, ka thënë se kjo “është e papranueshme”, por nuk dihet se cilat do të jenë veprimet e tij të mëtutjeshme.

Prej kohësh Khashoggi denonconte arrestimet dhe kufizimet e të drejtave civile nga ana e autoriteteve saudite.