Botë

Uragani “Michael” ka shkaktuar 30 viktima në Florida

Uragani Michael ka shkaktuar vdekjen e 30 personave, njoftuan sot zyrtarët në Florida.

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga vërshimet në Virxhinia, tre në Karolinën Veriore dhe një në Xhorxhia.

Zëdhënësi i Shërbimeve emergjente në Florida, Alberto Moskoso deklaroi se në këtë shtet amerikan humbën jetën 20 persona, transmeton KosovaPress.

Bay është zona më e prekur nga uragani, ku kanë humbur jetën tre persona.