Në Gjykatën e Lartë të Beogradit, pas më shumë se 12 vjetësh nga koha kur iu vu zjarri Ambasadës amerikane, ka nisur gjykimi ndaj pesë zyrtarëve policorë.
Ata, siç raporton B92, akuzohen për lëshime në sigurim gjatë dhe pas mitingut “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi) më 2008, kur iu vu zjarri Ambasadës së SHBA në Beograd (është fjala për protestën serbe ndaj shpalljes së Pavarësisë së Kosovës – plotësim ynë), transmeton Koha.net.
Gjatë gjykimit të sotshëm mbrojtjen e ka paraqitur i akuzuari i parë, Sllobodan Vukoliq, i cili është deklaruar i pafajshëm. Në atë kohë ai ka qenë shef i Drejtoratit të Policisë së Beogradit dhe ka drejtuar shtabin e themleuar për shkak të mitingut “Kosovo je Srbija”.
Gjykimi do të vazhdojë më 17 e 18 shtator, kur Vukoliq do t’u përgjigjet pyetjeve të gjykatësit, ndërsa mbrojtjen do të paraqesin edhe të akuzuarit e tjerë.
Përveç Vukoliqit për veprën penale “Vepër e rëndë kundër sigurisë së përgjithshme” ngarkohen edhe shefi i atëhershëm i Policisë së Beogradit, Stevan Bjeliq, shefi i Drejtorisë së policisë së MPB-së të Serbisë, Mlladen Kuribak, pastaj Zoran Rashkoviq, shefi i atëhershëm i Drejtoratit për operacione në Komandën e Zhandarmerisë, që atë natë ishte zëvendësi i Vukoliqit dhe komandanti i atëhershëm i Zhandarmerisë në Kralevë, Bojan Markoviq.
-
SHBA: E pakuptueshme zvarritja e gjykimit për rastin e djegies së ambasadës në Beograd
-
Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë
-
Dështon seanca ndaj dy të akuzuarve serbë për krime lufte, shkaku i vonesës në përkthim