Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12 të vdekur nga rrokullisja e autobusit me migrantë në Turqinë lindore

Një minibus që mbante migrantë u rrokullis dhe mori flakë në Turqinë lindore, duke shkaktuar vdekjen e 12 vetëve dhe duke plagosur 20 të tjerë, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Automjeti u rrokullis në një hendek ndërsa udhëtonte gjatë natës pranë Yumakli në provincën Van, e cila kufizohet me Iranin.

Transmetimet televizive treguan të mbijetuarit që po trajtoheshin buzë rrugës ndërsa punonjësit e urgjencës largonin rrënojat e djegura.

Migrantët, kryesisht nga Irani, Afganistani dhe Pakistani, kalojnë rregullisht kufirin iranian në Turqi në këmbë përpara se të transportohen në perëndim në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.

Tërheqja e planifikuar e SHBA-së nga Afganistani u ka dhënë impuls të shtuar djemve të rinj që provojnë rrugën malore, sipas Metin Corabatir, president i Qendrës me bazë në Ankara për Studimet e Azilit dhe Migracionit.

Në qershor të vitit 2020, më shumë se 60 migrantë u mbytën në liqenin Van kur anija e tyre u fundos.