Së paku 12 policë janë lënduar, kur një autobus është përfshirë nga zjarri i një bombe, në një qytet në jug të Turqisë, bëjnë të ditur zyrtarët.
Kryeprokurori i qytetin Mersin, aty ku kishte ndodhur ngjarja, ka njoftuar për lëndimet dhe ka thënë se tashmë ngjarja po hetohet.
Disa oficerë policorë, ambulanca dhe zjarrfikës janë parë në vendin e ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Sulme të tilla ndaj policisë së Turqisë janë bërë dhe në të kaluarën nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët cilësohen për tri dekata si kryengritës në Turqinë jugore.
Ky grup konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj.
Edhe militantët ekstremistë, Shteti Islamik, kanë kryer sulme vdekjeprurëse në të kaluarën në Turqi.
-
Sulmohet autobusi që transportonte policë në Adana të Turqisë
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në Turqi
-
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik
-
Turqia arreston mbi 280 të dyshuar për lidhje me PKK-në