Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12 dronë kamikazë sulmuan Mykolaivin

Disa dronë me prejardhje nga Irani kanë sulmuar rajonin e Mykolaivit gjatë natës të martën, ka thënë kryetari i këtij regjioni.

Rusia akuzohet për vendosjen e dronëve Shahed-136 në numër më të madh për bombardime të reja në gjithë Ukrainën. Ajo ka mohuar këto informacione, shkruan Sky News.

Megjithatë Vitaliy Kim tha se 12 dronë ranë gjatë natës.

“Natën mes 18 dhe 19 tetorit, armiku sulmoi rajonin e Mykolaivit me dronë kamikazë Shahed-136”, tha ai. “Njëmbëdhjetë dronë u rrëzuan nga forcat dhe mjetet e mbrojtjes ajrore të Komandës Ajrore Jugore dhe një nga ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës”.

Më parë, Ukraina pretendoi se kishte rrëzuar rreth 80% të armëve të qëlluara në qytetet e mëdha.

Artikuj të ngjashëm