Ekipet e shpëtimit për dy ditë me radhë kanë punuar në majën më të lartë të Ekuadorit, për të ndihmuar 12 alpinistë të ngujuar pas ortekut të madh gjatë së dielës.
Policia e Ekuadorit ka bërë të ditur se tre alpinistë kanë vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë. Të gjithë trupat e pajetë janë transportuar në qytetin Riobamba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia, zjarrfikësit dhe një numër i madh i zyrtarëve të qeverisë janë angazhuar për shpëtimin e alpinistëve të mbetur në vullkanin Chimborazo të Ekuadorit.