Botë

Uragani Florence arrin në Karolinën e Veriut, 150 persona janë bllokuar

Uragani Florence arrin në Karolinën e Veriut, 150 persona janë bllokuar

Të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.

Sipas një zëdhënëseje të Bashkisë së qytetit, sasia e ujit që vjen prej dallgëve të larta vijon të rritet, teksa “Florence” kalon përgjatë zonës ku deri më tani janë shpëtuar të paktën 200 vetë.