E plotësuar (17:15) - Rreth 30 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së urës në Gjenovë të Italisë, sipas zëvendëskryeministrit Matteo Salvini.
Ai ka konfirmuar për gazetarët se rreth 30 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar rëndë.
Të paktën 22 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një pjese të mbikalimit të autostradës A10 në Genova, njoftoi Eduardo Rixi, zëvendësministri italian i Infrastrukturës.
Rixi në një komunikatë për shtyp u shpreh se për fat të keq konfirmoj vdekjen e 22 personave dhe ky bilanc rrezikon të përshkallëzohet.
Lexoni edhe: Shembet ura në Itali