Të paktën 11 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në skaj të rrugës në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit.
Zëdhënësi i prefekturës së Nangarharit, Ataullah Hogyani në një deklaratë për AA tha se bomba e vendosur në skaj të rrugës në rajonin Meklani është aktivizuar gjatë kohës kur një automjet që bartte civilët kalonte nga rajoni, shkruan Tch.
Hogyani njofton se si pasojë e shpërthimit humbën jetën 11 civilë. Ai tha se sulmi ka ndodhur gjatë kohës kur civilët ishin duke shkuar nga rajoni Dere-i Momand në Jalalabad.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm me bombë në Afganistan, një fëmijë në mesin e viktimave
-
11 të vdekur nga një sulm me bombë në një veturë me civilë në Afganistan
-
7 të vdekur e mbi 50 të lënduar nga një shpërthim me bombë në Afganistan
-
Të paktën 22 persona vdesin në veri të Afganistanit
-
Sulm me bombë në Afganistan, 10 të vrarë e 27 të plagosur