Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

103 ditë në grevë urie, palestinezi dërgohet në spital

Një palestinez ka përfunduar grevën 103 ditëshe të urisë, në të cilën ishte futur për të kundërshtuar masën e paraburgimit në burgun e Izraelit.

Maher Al-Akhras, ishte ndaluar për katër muaj nga autoritetet izraelite nën akuzat se ishte pjesë e një grupi terrorist islamik, ndërsa ai akuzat e tilla i kishte mohuar përmes një greve urie për 103 ditë. 

49-vjeçari ka ndaluar grevën dhe është në spital duke u trajtuar pasiqë raportohet se ka probleme me zemrën ndërsa gruaja e tij ka thënë se ai nuk kishte pranuar asgjë në burgun ku ishte vendosur, shkruan Reuters.

Akrahas e përfundoi grevën e urisë duke u dërguar për trajtim në spital, ndërsa periudhën e mbetur të paraburgimit do e kalojë në liri, duke marrë trajtimin spitalor.

Artikuj të ngjashëm