Përmbytjet katastrofale në Tennesseen e Mesme ua kanë marrë jetën së paku dhjetë personave, derisa dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur pas reshjeve rekorde që kanë prekur në fundjavë këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zonat rurale janë goditur më së rëndi. Në pamje të postuara në media sociale shihet dëmi i madh në rrethinën e Waverly. Objektet e banimit dhe rrugët janë vërshuar. Brenda një dite të vetme, është regjistruar sasi e reshjeve që ka arritur deri në 43 centimetra. Shumë rrugë janë mbyllur e shumë të tjera u zhytën në kaos trafiku i pasojë e reshjeve.
Niveli i reshjeve është rekord i ri krahasuar me atë të vitit 1982, kur 32.5 centimetra kishte rënë brenda një dite. Guvernatori i Tennessees ka thënë se autoritetet lokale janë në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast se do të kërkohet ndihma e ekipeve të zjarrfikësve dhe shërbimeve tjera emergjente.