Është pritur ofensivë e intensifikuar në rajonet lindore të Ukrainës pasi forcat ruse u tërhoqën nga Kievi.
Një sulm në qytetin e Sievierodonrtskut, pjesë e rajonit lindor të Luhanskut, mund të jetë një nga shenjat e para të kësaj, shkruan Sky News.
Dhjetë ndërtesa të larta janë djegur në qytet pas bombardimeve ruse, tha kryetari i Luhanskut.
Ende nuk është dhënë asnjë informacion për viktima.
Më herët, guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se ai priste një ofensivë në shkallë të plotë në rajon për “përafërsisht disa ditë”, e cila mund të ishte më e keqe se ato që shiheshin në Mariupol, Bucha dhe Irpin.
Artikuj të ngjashëm