Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

1 milion specie rrezikojnë zhdukjen, shkaku i njeriut

Ndikimi i njeriut në tokë, dete e qiell, ka pasoja të tmerrshme në natyrë, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. 1 milion kafshë e specie bimore janë të kërcënuara me zhdukje, si pasojë e nevojave të njerëzimit.

Natyra është duke u zbehur me shpejtësi të paparë deri më tani, pasi nevoja për ushqim e energji është më e madhe se kurrë, transmeton KTV. Por, Kombet e Bashkuara deklarojnë se ky trend negativ mund të ndalet nëse bëhen ndryshime rrënjësore në aspektin se si njeriu ndërvepron me natyrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti prej 40 faqesh, është hulumtimi më i fuqishëm që tregon për mënyrën se si njerëzimi sillet me shtëpinë e vetme, derisa thekson se vetëm gjatë 50 vjetëve të fundit, janë bërë dëme të pariparueshme në tokë.