Tensione dhe përplasje në Paris gjatë protestave kundër Reformës së Pensioneve, e iniciuar e Presidenti francez Emmanuel Macron. Protestuesit me kapuç dhe maska kanë ndezur zjarre në rrugë dhe kanë bllokuar metronë.
Policia i është përgjigjur dhunës së protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe ka arrestuar 90 persona. Përplasje të dhunshme ka patur në Rennes, Nantes dhe Bordeaux.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParisi dhe shumë qytete të tjerë janë paralizuar. Aeroplanët, trenat, transporti urban, rafineritë madje dhe spitalet e shkollat publike, kanë pezulluar aktivitetet.
Policia i trembet lajmeve të përhapura se greva e përgjithshme mund të zgjasë deri në Krishtlindje.