Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

1.5 miliardë doza të vaksinave të administruara në botë

Në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 1.5 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19, kanë treguar të mërkurën të dhënat e përpiluara nga organizata “Our Ëorld in Data”. Pjesa më e madhe e vaksinave është dhënë tri shtete – Kinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Indi.

Izraeli, ndërkaq, prin me përqindjen e popullatës së vaksinuar, pasi pothuajse 60 për qind e qytetarëve tanimë kanë marrë të dyja dozat e nevojshme. Sipas “Our Ëold in Data”, Kina është vendi me numrin më të madh të vaksinave të administruara, gjithsej 421 milionë, ndërkaq pasohet nga SHBA-ja, ku janë dhënë mbi 273.5 milionë doza.

Në Indi, totali i vaksinave të administruara i është afruar shifrës prej 183.8 milionë, ndërsa në Britani të Madhe në rreth 56.9 milionë. Në Evropë, Gjermania prin me administrimin e rreth 40.8 milionë dozave, pasuar nga Franca me rreth 29.1 milionë dhe Italia me 27.9 milionë. Ndërkaq, në Bashkimin Evropian si tërësi, së paku 32 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Listën e vazhdon Turqia, e cila ka administruar mbi 26.6 milionë vaksina, e ndjekur nga Rusia, Meksika dhe Indonezia.