Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se pagesa e punonjësve që nuk dalin në punë nga ana ministrive është një keqadministrim i tyre dhe një dëmtim i buxhetit të Kosovës.
Ai tha se institucionet do të duhej të shfrytëzonin mundësitë që ligji ua ofron për transferimin e punonjësve në institucione të tjera dhe të mos lejonin dëmtimin e buxhetit.
“Definitivisht ky është një keqadministrim i institucioneve për shkak se në rastin konkret kemi një numër të caktuar të punëtorëve që marrin paga dhe nuk paraqiten në punën e tyre. Do të thotë nëse të njëjtit nuk paraqiten në punën e tyre për shkak se nuk ju janë krijuar kushtet kuptohet që të njëjtit nuk mund të penalizohen për këtë për shkak se fakti që ata nuk dalin në punë nuk për fajin e tyre. Mirëpo është për fajin se institucionet nuk kanë ndërmarrë veprimet adekuate dhe në këtë situatë do të thotë kemi të bëjmë me një gjendje ku shpenzohet pa nevojë buxheti i Republikës së Kosovës për miliona euro për disa persona të cilët duhet të jenë në vendet e punës dhe që të njëjtit nuk janë”, ka thënë ai.
Shala ka thënë se ligjërisht këta punëtorë nuk mund të penalizohen përderisa pa fajin e tyre nuk kanë dalë në vendin e tyre.
“Këta punëtorë nuk mund të penalizohen nëse pa fajin e tyre nuk kanë dalë në vendin e punës, mirëpo do të thotë ministritë përkatëse duhet që ta skanojnë gjendjen e këtyre punëtorëve. Do të thotë t’i marrin kualifikimet e tyre dhe fillimisht të shikojnë se në vendet ku ata janë të punësuar a ka mundësi që t’u krijohen kushte të punës dhe nëse kjo do të thotë nuk është e mundur atëherë duhet që qoftë brenda një institucioni të caktuar njësive të një institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera të shqyrtojnë çështjen e transferimit të këtyre punëtorëve se ku ata mund të japin kontributin e tyre. Ligji parasheh këto mundësi dhe kështu duhet të veprojnë edhe institucionet në mënyrë që të kenë mundësi që për pagën që jepet nga buxheti i Republikës së Kosovës punëtorët të japin mundin apo kontributin e tyre, përkatësisht të kryejnë detyrat e tyre të punës dhe këto mundësi janë të parashikuara në legjislacionin e Kosovës, thjesht kërkohet një ndërmarrje proaktive e vendimeve nga ana e institucioneve”, ka shtuar Shala.
-
Shala: Shpërfillja e vendimit të Supremes për pensionistët mund të çojë në përgjegjësi penale
-
Shala: Ndryshe nga ato paraprake, kjo qeveri bëri veprime të strukturuara për kapjen e administratës
-
Komuna pagoi zyrtarin që ishte transferuar në një tjetër institucion për 2 muaj nga 1,452€
-
Shala nga SBASHK: Qeveria ndan miliona për organizatat profitabile, por jo për mësimdhënësit
-
Shala: Kuvendi ua cenoi të drejtat mbi 90.000 zyrtarëve publikë