“Betimi për Drejtësi” sjell hulumtimin se si gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Floridin Osmanaj, u bë dëshmitar i sulmit ndaj zyrtarëve policorë, në një rast të thirrur për dhunë në familje.
Pse gjykatësi Osmanaj edhe pse nuk i lejohet dhe përkundër se supozohet se e njeh procedurën, u kërkoi zyrtarëve policorë urdhër të prokurorit?
Si ndodhi që përkundër se u prezantua si gjykatës, luajti rolin e avokatit duke i udhëzuar familjarët e tij që të mos japin deklaratë në Polici?
A u mor për bazë këshilla e gjykatësit Osmanaj nga axha dhe dy djemtë e tij të dyshuar për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe njëri prej tyre edhe për “Dhunë në familje”?
Pse pas shoqërimit të tyre në stacion policor, gjykatësi Osmanaj shkoi pas dhe çfarë pretendohet se u kërkoi policëve?
Çfarë tha për të gjitha këto gjykatësi Osmanaj?
Për çfarë mund të përgjigjet ai?
Çfarë mase të sigurisë vendosi Gjykata Themelore në Prizren- Dega në Suharekë ndaj të dyshuarve?
Çfarë veprimesh ndërmori kryetarja e gjykatës, Shpresa Emra, ndaj gjyqtarit Floridin Osmanaj pas interesimit të “Betimit për Drejtësi”?
Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili transmetohet çdo të shtunë, në KTV, TV Arta dhe në platformat online të “Betimi për Drejtësi”.
-
Arrestohet një gjyqtar, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Zyrtarët policorë sulmohen në Prizren gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje
-
1 muaj paraburgim - Sulmuesi i gjyqtarit Baleci i dënuar edhe për dhunë në familje
-
Rriten incidentet e qytetarëve me Policinë, juristët thonë se ka rënë besueshmëria ndaj institucionit
-
Dosja e Prokurorisë: Rrëfimi i dëshmitarëve për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike