Avokati Hilmi Jashari ka thënë se do të jetë sfidë raportimi tek Këshilli i Evropës dhe se duhet është shumë e rëndësishme të jetë një përfaqësues i denjë në këtë Këshill.
“Aspekti përmbajtjesor është shumë më rendësi sepse aftësia për të raportu në mënyre të denjë përpara këtyre mekanizmave e para, e dyta, për të përmbushë këto standarde janë sfida të mëdha që besoj Kosova ka me pas probleme në këtë drejtim” ka thënë ai.
Ai shtoi se për të gjithë mekanizmat që i përkasin Këshillit të Evropës është e rëndësishëm që Kosova të ketë një përfaqësues të denjë.
“Të gjitha këto mekanizma që i përmendem, kërkon që Kosova të ketë përfaqësimin e vet edhe kualitativ shpresoj unë, Kosova ka të drejtë pastaj të përcjellë përfshirë Asamblenë Parlamentare, përfshi komunitetit e ministrave, përfshi vetë Gjykatën Evropiane dhe trupa tjerë”, ka thënë ai. /Betimi për Drejtësi