BETIMI PËR DREJTËSI

Hasani: Kosova do të marrë obligime dhe përgjegjësi me anëtarësimin në Këshill të Evropës

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Jeton Hasani, ka thënë se Kosova nuk është në nivelin e duhur të respektimit të vlerave themelore të Këshillit të Evropës.

Sipas tij, pas anëtarësimit në Këshill, Kosova duhet të marrë përgjegjësi dhe obligime qe dalin nga anëtarësimi.

“Është fakt që Kosova nuk është në nivelin me të mirë të mundshëm të respektimi të vlerave themelore të Këshillit të Evropës, që janë demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave dje lirive të njeriut, mirëpo për anëtarësim në Këshill të Evropës, nuk kërkohet që këto respektimi i këtyre vlerave të jetë në nivelin me të lartë dhe të mundshëm. Mjafton që niveli i respektimit të jetë relativisht i kënaqshëm, por është shumë e rëndësishme që Kosova pastaj të shprehë zotimin e vetë që këto vlera në të ardhmen të respektohen më shumë dhe të jenë në një nivel tjetër ”, ka thënë Hasani.

Ai tutje ka shtuar se në momentin e anëtarësimit Kosova duhet të marrë obligime konkrete dhe të ratifikojë konventa të Këshillit të Evropës dhe të përmbushë reforma të caktuar në lidhje me këto vlera.

“Cilat do të jenë zotimet specifike që do të duhet të ndërmarre, kryesisht varet nga ajo se çfarë do të jetë relevante në atë kohë pas disa viteve, pra siç e përmendem ky proces do të mund të marrë cite dhe këto zotime kryesisht rrjedhin nga analiza dhe vlerësimi që do të bëhet nga ana e eksperteve dhe raportueseve kur e skanojnë gjendjen në të cilën ndodhet vendi jonë”, u shpreh ai.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj derisa aplikacioni në Strasburg e kishte dërguar kryediplomatja Donika Gërvalla./Betimi për Drejtësi