BETIMI PËR DREJTËSI

Xhelili: Të hapet konkurs për ndërmjetësues të rinj

Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësueseve, ka thënë se në vazhdimësi kanë pasur takime me gjykata dhe prokurori nëpër gjithë vendin që të referohen më shumë lëndë në ndërmjetësim.

Ajo ka thënë se një pjesë e ndërmjetësuesve nuk janë aktivë, derisa ka kërkuar të hapet konkurs për ndërmjetësues të rinj.

“Meqë kemi numër në rënie të ndërmjetësuesve dhe rastet po shtohen, po konsiderojmë që kemi me pas rezultate edhe më të mira. Kemi me pas shtyrje të rasteve më tepër edhe prej gjykatave dhe prokurorive, kemi me pas vetëdijesim më të madh nga qytetarët që me e përzgjedh procesin e ndërmjetësimin, krahasimisht me të do ishte dashur me pas konkurs të ri për ndërmjetësuesit të rinj”, ka thënë Xhelili për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Xhelili ka thënë se nuk ka diçka konkrete në këtë fazë, por që kërkesa e tyre si Odë ka qenë të shtohet numri i ndërmjetësuesve dhe të ketë konkurse të reja.