BETIMI PËR DREJTËSI

Kozmetika, produktet ushqimore, tekstili prijnë në listën e produkteve false

Mallrat e falsifikuara që hynë në Kosovë prekin të gjithë sektorët, por sipas Doganës, kohëve të fundit sektori më i prekur ka qenë ai i kozmetikës, produkteve ushqimore, tekstilit dhe teknologjisë.

“Po nëse flasim për vitin 2021 për shembull sektori i kozmetikës ka qenë më i prekur, ku sasia e më e madhe e mallrave ka qenë të ndalur mbi 50% ka qenë kozmetikë, pastaj kanë qenë produktet ushqimore të mbi 20 mbi 18% më falni, pastaj aksesorët për shtëpi të mbi 16% e kështu me radhë ka ardhur tekstili çantat, atletet e të gjitha këto, mirëpo gjatë këtij viti domethënë vitit të kalum kemi pas këtë përqindje të kategorisë së mallrave të ndalura nga Dogana”, ka thënë Sadije Topojani, udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI), në Doganën e Kosovës.

Sipas Doganës, markat më të falsifikuara janë NIKE me 20.8%, Tommy Hilfiger me 15.3%, Polo Ralph Lauren me 8.27% dhe marka tjera njohura tregtare.