Basketboll

Fitore e mahnitshme e Osmanit dhe Spahiut ndaj Serbisë

Kenan Sipahi

Kenan Sipahi (Spahiu)

Përditësim, 22:15 - Dy basketbollistët shqiptarë, Erxhan Osmani e Kenan Sipahi (Spahiu) kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e mahnitshme të Turqisë.

Turqia të mërkurën mbrëma në Riga të Letonisë fitoi 95:90 dhe e siguroi vendin e parë në Grupin A të Eurobasketit.
Nga vendi i parë Turqia avancon në fazën nokaut.
Ndeshja me Serbinë ishte shumë e fortë dhe e hapur deri në fund. Por fundi i takoi Turqisë që kështu e mposhti favoriten kryesore të Kampionatit Evropian.

Gjatë ndeshjes ka pasur thirrje “Kosova, Serbia” por në fund ishin Osmani, Sipahi dhe basketbollistët tjerë të Turqisë që festuan.

Qendra Osmani ka kontribuuar shumë, duke luajtur gati 35 minuta. Ai ndeshjen e përfundoi me 19 pikë e pesë kërcime, por kontribuoi shumë edhe në mbrojtje.

Sipahi i kaloi në parket mbi 20 minuta. E organizoi lojën dhe i realizoi pesë pikë, pesë asistime e katër kërcime.

Alperen Shengun ishte bindshëm më i miri te Turqia me 28 pikë, 13 kërcime e tetë asistime.

Erxhan Osmani

Në parket dy shqiptarë, huliganët serbë me thirrje anti-Kosovë

Turqia e Serbia po përballen në Riga të Letonisë për vendin e parë në Grupin A të Eurobasketit.

Te Turqia startuan dy basketbollistët shqiptarë, Erxhan Osmani e Kenan Sipahi, që dhanë kontribut të madh në pjesën e parë. 

Pas pjesës së parë rezultati është 49:46 për Serbinë.Në një moment huliganët serbë kanë bërë thirrje “Kosova, Serbia”.  Kjo mund të jetë edhe për të penguar dy prej lojtarëve më të mirë të Turqisë.