Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fiton Vëllaznimi, gjysmëfinalisti vendoset në Prishtinë

KB Vëllaznimi

Skuadra e basketbollit, Vëllaznimi ka shënuar fitore përballë Sigal Prishtinës të martën mbrëma. Vëllaznimi mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë 66:65. Gjysmëfinalisti i dytë i plejofit në basketboll vendoset në ndeshjen e tretë e cila do të zhvillohet në Prishtinë.

Çereku i parë i përfundoi 25:18 në të mirë të Prishtinës, ndërsa i dyti u mbyllë 20:18 për Vëllaznimin. Skuadra gjakovare e fitoi edhe çerekun e tretë 17:11, ndërsa në çerekun e katërt të dyja skuadrat shënuan nga 11 pikë. Por fitues në fund doli Vëllaznimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jordan Dallas udhëhoqi Vëllaznimin me 19 pikë e dhjetë kërcime, derisa nga 15 pikë i shënuan edhe Myreon Jones dhe Ardit Pepaj. Jones i pati edhe pesë kërcime e shtatë asistime, kurse Pepaj tri kërcime.

Ndërkohë për Prishtinën më efikasi ishte Donte Clark me 21 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime. 13 pikë, shtatë kërcime e tri asistime i pati Malcolm Armstead.

Fituesi i ndeshjes së tretë do të takohet me Trepçën në gjysmëfinale të plejofit.

Prishtina të premten në Qipro e luan ndeshjen gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Përballë do ta ketë Lovqenin e Malit të Zi. Në gjysmëfinalen tjetër takohen AEL-i qipriot dhe Peja.