Pas publikimit të shumë fotografive dhe videove të shkurtra, kompania e njohur britanike Jaguar sot ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri XF Sportbrake në version karavan.
Ashtu siç pritej, pjesa e përparme e këtij karavani është i ngjashëm sikur te XF në version Sedan, ndërsa dallimi mbetet te shtylla B, linjat më ndryshe të çatisë dhe dritaret anësore më të mëdha, transmeton Koha.net. Po ashtu, vëmendjen e veçantë e tërheqë edhe tavani i madh panoramik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXF Sportbrake vjen me dizajn dhe teknologjinë më të mirë të Jaguarit si dhe me “koeficientin mbresëlënës të rezistencës ndaj ajrit Cd 0.29”. Kapaciteti i bagazhit të këtij karavani është prej 565 deri 1700 litra, me ulëset e pasme të ulura, dhe ai mund të hapet në mënyrë elektrike.
Edhe XF Sportbrake karavan është i ndërtuar në të njëjtën platform nga alumini sikur XF Sedan, si dhe do të përdorë të njëjtën gamë të motorëve benzinë dhe dizelë, përcjell Koha.net. Për fillim, në gamën e motorëve në dispozicion do të jetë motori dizel 2.0-litër dhe 3.0-litër V6, si dhe motori benzinë 2.0-litër me katër cilindra.
Në ofertë do të jetë në dispozicion edhe versioni me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4x4, si dhe marshi manual me gjashtë shpejtësi dhe automatik me tetë shpejtësi.
Në vijim po ju sjellim gamën e plotë të motorëve me të cilat do të jetë në dispozicion karavani i ri i Jaguarit, XF Sportbrake:
Dizel,
2.0-litër me 163 kuajfuqi, sistemi i tërheqjes me rrotat e pasme, marshi manual dhe automatik;
2.0-litër me 180 kuajfuqi, sistemi i tërheqjes me rrotat e pasme dhe me të gjitha rrotat, marshi automatik;
2.0-litër me 240 kuajfuqi, sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat, marshi automatik;
3.0-litër V6 me 300 kuajfuqi, sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat, marshi automatik.
Benzinë,
2.0-litër me 250 kuajfuqi, sistemi i tërheqjes me rrotat e pasme, marshi automatik.