Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Njoftohuni me Ford Focusin e ri për të gjitha terrenet

Ford përdori popullaritetin në rritje të versionit karavan në Evropë dhe ia ofroi klientëve Focusin e ri të quajtur Active Wagon, një model për të gjitha terrenet.

Karavani Focus Active Wagon vjen me mbrojtësin e përparmë me një stil të ndryshëm dhe një maskë të përparme, dhe pjesa standarde e pajisjeve janë mbajtëset e çatisë dhe rrotat nga alumini të projektuara në mënyrë të veçantë, transmeton ksp.

Ashtu sikurse Focus Active në version Hatchback, edhe versioni karavan ka veshje të ndryshme të ulëseve sesa modeli i rregullt, e po ashtu edhe timoni dhe leva e ndërrimit të shpejtësive janë të veshur me lëkurë cilësore.

Përveç kësaj, versioni Focus Active Wagon vjen edhe me amortizatorët e modifikuar, më të përshtatshëm për vozitje jashtë asfaltit. Shoferi ka 5 modave të paracaktuara të veturës në dispozicion.

{gallery}

Përveç tre mënyrave ekzistuese (Normal, Sport dhe Eco), të cilat janë në dispozicion në modelin standard, modat Slippery dhe Trail janë futur për të hipur në baltë, dëborë, akull dhe rërë. Ford Focuc Active Wagon do të jetë në dispozicion me dy motorë benzinë EcoBoost Turbo dhe dy motorë Turbo dizel EcoBlue.

Motori bazë benzinë është 1.0-litër me 125 kuajfuqi dhe tjetri 1.5-litër me 150 kuajfuqi. Ata që zgjedhin një motor nafte mund të zgjedhin mes motorit 1.5-litër me 120 kuajfuqi dhe 2.0-litër me motor 150 kuajfuqi. Në dispozicion janë dy opsione të ndërruesit të shpejtësisë: manual me gjashtë shpejtësi dhe automatik me tetë shpejtësi.

Artikuj të ngjashëm