Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen dhe organizata gjermane e konsumatorëve “ZVBZ”, deklaruan se kanë filluar bisedimet mbi një padi lidhur me skandalin e emetimeve të gazrave.
Kjo do të rrisë mundësitë e afërsisht 444 mijë paditësve që marrin pjesë në proces në Gjykatën e Lartë Rajonale Braunschweig, për pretendime kundër VW në lidhje me zhvlerësimin e veturave të tyre.
“Qëllimi i përbashkët i ‘ZVZB’ dhe Volkswagen, është një zgjidhje pragmatike në interes të klientëve”, thuhet në njoftim, ku po ashtu sqarohet se bisedimet ishin në fazë të fillestare.
Kryetari i gjykatës Michael Neef sugjeroi që palët të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemit.
“ZVZB” përfaqëson interesat e shumë pronarëve të veturave. Ata mendojnë se janë mashtruar nga prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen, pasi zbuluan se emetimet e veturave të tyre janë shumë më të larta sesa u deklaruan.
Ata po kërkojnë kompensim për automjetet./ATSH/
-
Vjen padia më e madhe ndaj Volkswagenit, paraqiten më shumë se 450 mijë gjermanë
-
Volkswagen do t’u paguajë 830 milionë euro dëmshpërblim klientëve të tij në gjermani
-
Gati 100 mijë punëtorë të Volkswagenit iu bashkuan grevës
-
Ditë e tensionuar për Volkswagenin, do të njoftojë mbylljen e fabrikave në Gjermani
-
Gjykata gjermane vendos pjesërisht kundër Mercedesit në padinë e konsumatorëve