Marka tashmë e ndarë e Volvo-së, Polestar ka zbuluar rivalin e Tesla Model 3 në panairin e veturave në Gjenevë.
Ai quhet Polestar 2, i cili është model krejtësisht elektrik i cili vjen me një çmim fillestar prej 40 mijë euro.
Polestar 2 është version “saloon” me pesë dyer i ndërtuar në platformën elektrike CMA të Volvos, transmeton koha.net.
Kjo veturë ka 2 motorë elektrikë të cilët në së bashku prodhojnë 396 kuajfuqi, e të cilët bëjnë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/h ta arrijë për më pak se 5 sekonda.
Këta motorë fuqizohen nga bateritë 78kWh, me të cilat sipas Polestar, kjo veturë mund të përshkojë rreth 500 kilometra rrugë me një mbushje të vetme.
{gallery}