Mercedes ka zbuluar konceptin superluksoz Maybach 6, i cili do të debutojë në panairin e veturave në “Monterey Car Week”.
Thuhet se “Definon luksin e së ardhmes”, koncepti Mercedes Maybach 6 kabriolet ka një trup të gjatë 5.7 metra, grilë nga kromi të madh e tipare nga ari.
Kabina e tij me dy ulëse është e mbuluar nga lëkura kristal e bardhë, e dyshemenë nga druri e pllaka alumini që duket sikur të ishte jaht, transmeton koha.net.
Mercedes Maybach 6 kabriolet ka 740 kuaj fuqi të cilët prodhohen nga katër motorë elektrik të cilët gjenden në secilën rrotë të veturës.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë thuhet se e arrin për më pak se 4 sekonda, e bateritë e tij me një mbushje të vetme mund ta mbajë për të përshkuar mbi 320 kilometra rrugë.
{gallery}
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme