Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet Ferrari SP38 unik super special

I bazuar në Ferrari 488 GTB, i quajtur SP38 është krijimi më i ri nga programi ‘One-off’ i Ferrarit.

I ndërtuar për një konsumator të vetëm special të Ferrarit, SP38 është ridizajnuar komplet si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, duke krijuar një veturë unike.

SP38 ka motorin e njëjtë me 488 GTB, 3.9 litërsh turbocharged e edhe performancat e veturës mbesin të njëjta, që do të thotë që ka 661 kuajfuqi e shpejtësinë maksimale 330 kilometra në orë, transmeton koha.net.

Dizajni i jashtëm është ndryshuar në mënyrë drastike nga 488 GTB, për të cilin Ferrari thotë se është inspiruar nga F40 legjendar në mënyrë të veçantë nga pjesa e pasme.

Programi “One-off” i Ferrarit ndërton vetura unike për klient të veçantë dhe çmimi i veturave unike mbahet i fshehtë në mes të Ferrarit e konsumatorit, por sipas spekulimeve thuhet se çdo veturë kushton në mes të 2 dhe 8 milionë euro.

{gallery}